Shërbimi residencial

Home   Shërbimi residencial

Shtëpia e Zotërinjve është zgjidhja ideale për familjarët tuaj të cilët kanë nevojë për shërbim dhe aktivitete ditore.Ne hartojmë plan individual për secilin të moshuar si program kujdesi dhe aktivitetesh.

Ekipi shërben 24 orë dhe ndihmon në tualetin, mirqënien dhe kujdesin personal.(veshje,larje, kujtesë për mjekimet,dhe aktivitete të tjera.

Plani individual i shërbimit

Ne respektojmë që në fillim  nevojat individuale të gjithë secilit dhe preferencat.Ne takohemi me familjarët dhe rezidentet përpara se ata të vijnë në shtëpi.Kjo bëhet në mënyrë të rregullt për të ndihmuar zhvendosjen dhe përcaktuar ndihmën dhe shërbimin e nevojshëm Ekipi bashkëpunon për të krijuar planin individual të shërbimit i cili monitorohet çdo dite. Plani individual përfshin higjenen personale ditore selektim te rrobave,dushe dhe tualet ,ndihme ne ushqim,levizje,socializim, menaxhim te mjekimit.

Shërbimet ne residencë janë nga me te ndryshmet:

Aktivitete ditore të programuara

  • Fitnes,punë krijuese,aktivitete sociale mundësi leximi dhe mësimi,udhëtime në grup
  • Tre vafte ushqim të mire balancuar,meny e pasur dhe sherbime midis vafteve me çaj, biskota ,kafe, fruta .
  • Staf të trainuar 24 orë/ditë.
  • Vizitë mjeksore mujore nga mjeku i familjes.
  • Koordinim të mjekimit.
  • Program Social dhe Edukues për familjet
  • Kalendar takimesh me familjaret.

Qëndrim i shkurtër

Qendrimi i shkurtër është i mundur nëse ndodheni përpara situatash të paparashikuara dhe ju duhet të ndaheni përkohësisht nga të dashurit tuaj. Nëse ju duhet të largoheni për biznes,pushime apo dhe kërkoni një shkëputje nga kujdesi juaj i përditshëm.

I afërmi juaj përfiton apartamentin te kompletuar,ushqimin,eshtë pjesë e programeve dhe aktiviteteve te planifikuara, dhe menaxhimin e medikamenteve .