Rreth nesh

Shtëpia e Zotërinjve është biznes social i krijuar nga Qendra M.I.K.E dhe mbështetur nga Fondacioni Yunus.

Shërbimet në Shtëpinë e Zotrinjve ofrohen nga një ekip i cili inkurajon pavarësinë,ruan dinjitetin, lejon mundësinë e zgjedhjes dhe mbron privatësinë e secilit rezident.

Ofrimi i shërbimit cilësor është misioni ynë dhe është ajo çfarë na bën ne konkurues në treg.

Shtëpia e Zotërinjve ndodhet në Rruga dytësore, Fshati Kodër Bërxullë, Komuna Bërxullë. Ne ofrojmë shërbim Residencial, Ditor dhe në Familje për persona mbi 60 vjeç përfshirë personat me Alzaimer, Dementia, Parkinson, problem të të parit dhe dëgjimit.

Për më shumë mund ti drejtoheni rubrikave të shërbimeve në veçanti.


Shërbimi ynë

Ekipi i “Shtëpisë së Zotërinjve” beson në kujdesin dhe krijimin e një ambjenti të lumtur për banorët e shtëpisë sonë.

Pjesmarrja në ekip nuk është vetëm ndjekje e rregullave dhe principeve por është pasion dhe dashuri për atë që ne bëjmë dhe për ata që ne ju shërbejmë.

Ne kemi punësuar ata që kanë zemër dhe bëjnë këtë punë në mënyrë të natyrshme duke ndarë cilësinë e shërbimit për të gjithë banorët.

Në rutinën tonë ditore ne ndajmë pasionin, dhe dashurinë tonë midis banorëve dhe ekipit.

I gjithë stafi i “Shtëpisë së Zotërinjve” është trainuar për shërbimin që ofrojnë dhe ne synojmë të jemi ekipi: trainer of trainers, për të gjithë ata që duan të ndjekin mënyrën tonë të shërbimit.

 

Ekipi ynë udhëhiqet nga parimi se:

Çdo njëri prej nesh ka të drejtën e një shërbimi cilësor dhe ne qeshim me ta,qajmë me ta kërcejmë me ta, ne jemi atje kur ata shkojnë të flenë dhe përsëri atje kur ata zgjohen në mëngjes dhe një ditë e re fillon. Të punosh në Shtëpinë e Zotërinjve është një privilegj dhe një eksperiencë të cilën do ta marrim me vete gjatë gjithë jetës sonë.

Filozofia jonë

  • Ofrimi i shërbimeve kost-efektive sipas nevojave individuale.
  • Krijimi i pavarsisë për secilin rezident.
  • Trajtimi i çdo rezidenti me respekt dhe dinjitet.
  • Promovimi i individualitetit për çdo rezident.
  • Lejimi i secilit rezident të zgjedhë për kujdesin dhe stilin e jetesës.
  • Ruajtja e konfidencialitetit për secilin rezident.
  • Angazhimi i familjarëve dhe miqve në planin e kujdesit dhe zbatimin.
  • Krijimi i një mjedisi mbrojtës për rezidentët.
  • Krijimi i një ambjenti të vlefshëm dhe aset për komunitetin në të cilin ndodhet “Shtëpia e Zotërinjve”